Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës.
Detyra iu dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Një gjest interesant është vërejtur tek asamblistët e VV-së, që u betuan me flamurin kuqezi.
Ditëve të ardhshme pritet të thirret edhe seanca për zgjedhjen e Kryesuesit.
