Sporti

Përparim Osmani: Disa skuadra kanë shprehur interesim – do të vendosë për të ardhmen kur të kthehem nga pushimet

08/05/2020 14:28
nga:Lorik J

Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Osmani aktualisht është lojtar pa kontratë.

Osmani ishte transferuar në klubin e Drenicës një vit më parë – ndërsa kontrata e tij me klubin nga Skenderaj ka skaduar pas përfundimit të edicionit 2019/20, raporton GazetaBlic Sport.

“Laçi” dhe Drenica arritën objektivin, duke mbetur në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm – pasi fituan ndeshjen e fundit deçizive ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 1:0.

Osmani në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ konfirmoi interesimin e disa skuadrave për të – megjithatë tha se ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Drenica.

“Momentalisht jam në pushime. Kontrata me Drenicën më ka skaduar, ndërsa disa skuadra kanë shprehur interesim. Do të vendos kur të kthehem”, tha Osmani.

Vlen të theksohet se Përparim Osmani ka qenë ndër lojtarët më të dalluar tek Drenica këtë stinor.