Lajme

Përmes një videoincizimi, VV ia kujton LDK-së mbështetjen për kryetarin e Kuvendit!

01/15/2020 17:22
nga:A. R.

Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.

Por, zyrtari i Sekretariatit për media të këtij subjekti Erzen Vraniqi ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja. Konferenca për shtyp është mbajtur tri orës para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar.

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.

VIDEO – Thaçi në pozitë të rëndë, i zgjatë dorën Walkerit, ai e injoron keq

“Albin dhe Glauk – Mos lejoni që me duart tuaja të vijë PDK në pushtet”

Deputeti i LDK-së: Kryetari i Kuvendit nuk duhet të kthehet, le te marrim presidentin dhe le të kryhet koalicioni!