Lajme

Përmbytje masive në Europë, nisin evakuimet masive në Poloni

09/17/2024 19:35
nga:Y I

Polonia deklaroi gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të përmbytjeve masive që deri tani kanë shkaktuar 5 viktima.

Kryeministri Donald Tusk, tha se autoritet do të evakuojnë banorët dhe qeveria do të japë mbështetje fianciare për të prekurit.

“E kam thirrur këtë seancë të qeverisë për të miratuar sa më shpejt vendimin për vendosjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Unë i jam drejtuar ministrit të financave dhe për momentin kemi siguruar rezerva financiare për nevojat e vendeve dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet”,-tha Donald Tusk, kryeministër i Polonisë.

Evakuime si pasojë e përmbytjeve të shumta u bënë edhe në Republikën Çeke, Austri dhe Rumani. Shumica e territorit të Republikës Çeke u prek nga shiu i dendur dhe autoritetet shpallën paralajmërime për përmbytje masive në rreth 100 zona.

Lumi Oder që rrjedh në Poloni arriti nivele ekstreme në Ostrava, qyteti i tretë më i madh çek.

Shumë pjesë të qytetit ishin nën ujë dhe janë ngritur qendra për ata që duhej të evakuoheshin.

Ndërkohë, Hungaria përgatitet për reshje dhe përmbytje. Banorët po ndihmojnë për fortifikimin e disa prej zonave më të kërcënuara. Kryebashkiaku i Budapestit paralajmëron se kryeqyteti përballet me atë që mund të jetë përmbytja më e madhe e dekadës. Ministri i Brendshëm hungarez Sandor Pinter konfirmoi se 12 mijë trupa ishin në gatishmëri.

Meteorologët thonë se Europa Qëndrore po përballet më përmbytjen më të madhe të regjistruar dekadat e fundit.