Cult

Përmbyllet Festivali S-Cult, Edicioni VI

12/29/2019 12:32
nga:Mergim Rreci

Përmbyllet Festivali S-Cult, Edicioni VI

Në Prishtinë u përmbyll me sukses Festivali S-Cult, Edicioni VI, pas tre ditëve me aktivitete. Këtë të shtunë, në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare Universitare, në kryeqytet, artistët e rinjkanë ekspozuar punimet e tyre si dhe kanë pikturuar e perfomuarnë hollin e Bibliotekës.

S-Cult, është një Festival i përvitshëm që u jep hapësirë artistëvetë rinj, studentëve, të shfaqin talentin e tyre, në fusha tëndryshme, teatër, muzikë, arte perfomative etj.

Kjo ngjarje ka zgjatur tri ditë dhe është mbajtur në Prishtinë. Nëditën e parë, është dhënë shfaqja “Rinoqeronti”, nën mbikqyrjene Profesoreshës Elmaze Nura, me regji të Gëzim Hasanit. Shfaqja u prit shumë mirë nga publiku.

Në ditën e dytë është organizuar Konferenca Teatrore –EdicioniII, me temë “Dimensionet e Teatrit Kosovar-Tradita përballëFormave të reja”, ku panelistët, emra të shquar të teatrit si FadilHysaj, Nebi Islami, Arjan Krasniqi etj, kanë diskutuar dhe kanëdhënë rekomandime me vlerë për avancimin e vlerave të teatritnë Kosovë. E veçanta e kësaj konference, ishte edhe organizimi i Workshop-it për teatrin dhe disaporën, teatrin përtej kufijve, që u mbajt nga aktori Mentor Zymberaj.

Ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit, është mbajtur ekspozita me punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve.

Drejtoresha e S-Cult, regjisorja Elmaze Nura, theksoi se këtoaktivitete, u kanë krijuar mundësi të mira, studentëve që tëperformojnë, ndërsa kanë ngjallur edhe diskutime interesante e rekomandime të dobishme për hartuesit e politikave kulturore nëvendin tonë.

S-Cult dhe aktivitetet në kuadër të Festivalit, janë mbështeturnga Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës dhe Komuna e Prishtinës.

Organizatore e projekteve, është OJQ-ja me përvojë të gjatë nëfushën e kulturës, Cult Club.