Lajme

Përleshje në Istog, arrestohen dy persona

04/18/2019 14:35
nga:A. R.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike

Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Llukavc i Thatë në Istog, ku si pasojë e përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar. Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile”, thuhet në një njoftim të policisë.

Të arrestuarit janë A.H. i lindur në vitin 1992 dhe M.H. i lindur në viti 1986, të dy i takojnë komunitetit egjiptian.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme