Sporti

Përleshje ndërmje Plisave dhe Intelektualëve në Pejë

05/20/2018 15:17
nga:Lorik J

Shënohen incidentet e para në Pejë, një grup i tifozërisë “Plisat” janë përplasur me “Intelektualët” e Dritës. Gazetashesh raporton se disa tifozë janë arrestuar pas kësaj përplasje.

Skuadra e Prishtinës sot takohet me Dritën në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, në kuadër të xhiros së fundit të Vala Superligës me fillim nga ora 16:00.

Prishtina ndodhet në vendin e dytë me 63 pikë, kurse Drita në vendin e parë me 66 pikë.
Në dy ndeshjet e kaluara, Drita ka një golaverazh më të mirë +1.

Skuadra e Prishtinës duhet të fitojë me dy gola epërsi në e dëshiron titullin pas 4 vjetësh – ndërsa Drita mund ta rikthejë titullin pas 15 vjetësh, me barazim, fitore apo edhe humbje me një gol disavantazh.

Ndeshja fillon nga ora 16:00.

Rreth 1200 ‘Plisa’ dhe 100 Intelektualë priten të jenë në stadium.

/GazetaBlic/Sheshi/

10/18/2018 22:12

Organizim i jashtëzakonshëm i ‘Intelektualëve’, Drita duhet të ndjehet krenare për tifozët që i ka