Lajme

Perleshje me thika në Obiliq, lëndohet një person

09/11/2019 14:41
nga:Y I

Sot rreth orës 13:00  në Obiliq ka ndodhur një përleshje mes disa personave , ku një prej tyre është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull).  Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/