Lajme

Përkundër Haradinajt që ka problem me vizën amerikane, Behgjet Pacolli niset për Amerikë!

01/09/2018 15:51
nga:D.I

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes rrjetit të tij social Facebook ka treguar se do të udhëtoj për në Amerikë, raporton Gazeta Blic. 

Ndërkohë që dje u konfirmua se Ramush Haradinaj nuk mund të udhëtojë, Behgjet Pacolli pas qëndrimit në Londër po pret të niset për në Amerikë.

“Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr…”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje: 

Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku takova autoritetet e larta të këtij vendi mik dhe mbështetës të madh të Kosovës, gjendem në Londër, ku po pres të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr, i cili ka qenë forca shtytëse e arritjes së Marrëveshjes së Partneritetit për Shtetet-Simotra në mes dy vendeve tona.

Do t’i falënderoj, në veçanti për mbështetjen e fuqishme, që Garda Kombëtare e këtij shteti i ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mbështetjen dhe bashkëpunimin, që tashmë është shtrirë në shumë fusha, duke përfshirë edhe binjakëzimin e shumë Komunave të Kosovës dhe Iowa-s. Për mundësitë dhe potencialet në bujqësi e arsim dhe shumë fusha të tjera.

10/18/2018 18:09

Pacolli: Vazhdon propaganda në Serbi, askush nuk i ka fyer deputetët serb