Tubimet madhështore të LDK-së në Istog nuk po ndalen.
Ilir Ferati, kandidati për kryetar të kësaj komune bashkë me ekipin e tij u mirëpritën sonte nga një numër jashtëzakonisht i madh i pjesmarrësve në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Gurrakoci me rrethinë në komunën e Istogut tashmë njihen për traditen e rreshtimit në krahun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e këtë traditë duket se po e vazhdojnë edhe për të riun Ilir Ferati i cili po gëzon një mbështetje të madhe nga vendlindja e tij.
Ferati para pjesmarrësve shprehi gjithë admirimin që ai e ka për banorët e asaj ane dhe mirënjohjen e përjetshme për mobilizimin dhe punën e madhe të vendasve të tij që ta përçojnë mesazhin e një fitoreje të madhe në Istog.
Ai poashtu shtoi se po e ndjen frymën e fitores në Gurrakoc e në gjithë Istogun dhe prandaj i fton që me 14 Nëntor të dalin sa më shumë të votojnë dhe të ia dhurojnë Istogut të ardhmen e ndritur që e meriton.
Ndër të tjerash Ferati theksoi se qeverisjen e tij do ta bëjë gjithmonë me qytetarët ku njerëzit e ndershëm e punëtorë do të jenë bartës të proceseve në Istog.