Euro2024

Përkrahje e jashtëzakonshme nga tifozët e Holandës para ndeshjes ndaj Anglisë

07/10/2024 15:11
nga:Mergim Rreci

Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.

Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.

Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm

Mbi 75,000 tifozë holandezë janë tashmë në Dortmund për ndeshjen e sotme kundër Anglisë, atje ku po dhurojnë një paraqitje fantastike.

🇳🇱 75,000+ Dutch fans are already in Dortmund for tonight’s game against England… 🧡 pic.twitter.com/FGX6Yx93Y3

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 10, 2024

/GazetaBlic Sport/