Lajme

Përkrahet mocioni për dorëheqjen e Qeverisë “Mustafa”

04/06/2017 19:33
nga:Diamant Bajra

Inciativës së liderit të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, përveç deputetëve opozitarë, pozitivisht pritet që t’i përgjigjën edhe një pjesë e madhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu thonë burime të “Gazeta Blic” brenda PDK-së.

Inciativës së opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë, shumica e deputetëve nga radhët e PDK-së do t’i përgjigjen me votë pro“, kështu kanë deklaruar burimet e njëjta brenda këtij subjekti politik.

Qëndrim të ngjashëm ka paraqitur edhe Nait Hasani, deputet nga radhët e PDK-së, i cili në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se do ta mbështes këtë mocion.

Po e mbështes mocionin për shkarkimin e Qeverisë nga  kushdo që bëhet”, tha ai.

Ndërkaq nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, refuzojnë që të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Është Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së ai që ka deklaruar se nuk do ta përkrah këtë inciativë opozitare.

Është në natyrën e opozitës tek ne që vazhdimisht të kërkojë zgjedhje. Në këtë kuadër bën edhe mocione dhe kerkon doreheqjen e qeverisë. Unë nuk e përkrah një mocion të tillë, duke marrë parasysh se nuk kemi arsye të shkojmë në secilin mandat në zgjedhje të jashtëzakonshme,e asnjëherë të mos e ndryshojmë gjendjen e keqe në Kosovë“, tha Salihaj për “Gazeta Blic”

Opozita i jep përkrahje mocionit!

Në anën tjetër edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmerinë për Kosovën i kanë dhënë mbështetje inciativës për mocion të mosbesimit nga ana e liderit të NISMA-s.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi ai i cili ka bërë të ditur se partia e tij do ta përkrah këtë inciativë.

Ndërsa nga AAK-ja, përkrahjen e këtij mocioni e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi.

E deri sa partitë opozitare konsiderojnë se do ta rrëzojnë qeverinë aktuale, në krye të të cilës është Kryeministri Isa Mustafa, njohës të zhvillimeve politike, vlerësojnë se qeveria bie vetëm kur vendos koalicioni qeverisës PDK-LDK.

 Imer Mushkolaj, analist politik thekson se opozita e Kuvendit të Kosovës mund të ndërmarrë inciativë të tillë pavarësisht rezultatit që do ta ketë.

Qeveria mund të bjerë kur të vendos koalicioni qeveritar, respektivisht PDK. PDK do të provokojë situatën që ta çojë vendin në zgjedhje kur ta shohë të nevojshme dhe në favor të vetin. Megjithatë, edhe opozita mund të ndermarrë iniciativë, pavarësisht rezultatit“, tha Mushkolaj për “Gazeta Blic”

Ndryshe nga sot, Nisma për Kosovën ka nisur konsultimet me deputetë të partive tjera opozitare dhe ato në pozitë për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mocioni i mosbesimt ndaj Qeverisë bëhet me propozimin e 1/3 përkatësisht të 40 deputetëve të Kuvendit, dhe vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij. Nëse mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë votohet në tërësi, Qeveria konsiderohet e dorëhequr dhe kështu shpërbëhet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Por, në rast se dështon, atëherë një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë ditëve të ardhshme./GazetaBlic.com

12/09/2018 17:27

Pas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja për Serbinë