Lajme

Përkrah gruas, Bali Muharremaj hedh votën në Suharekë

11/09/2025 13:16
nga:Sh R

Kryetari në detyrë i Suharekës dhe njëkohësisht kandidati i AAK-së për një mandat tjetër, Bali Muharremaj, ka votuar sot në këtë komunë.

I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën e mesme të ulët “Migjeni”.

Ndërkohë procesi i votimit në Suharekë ka vijuar i qetë, atje po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.