Sporti

Perisic: Këta janë lojtarët më të mirë në botë

10/11/2018 18:06
nga:Lorik J

Sulmuesi i Interit, Ivan Perisic ka zgjedhur lojtarët e tij të preferuar, duke pranuar se Cristiano Ronaldo është më i miri kur bëhet fjalë për aftësi.

Kroatit iu kërkua të zgjedhë një lojtar që shkëlqen në një zonë të caktuar dhe ai zgjodhi yllin e Juventusit, shkruan GazetaBlic

“Kur është fjala për faula, unë do të zgjedh Christian Eriksen e Tottenham,” tha Perisic.

“Lojtari me vizionin më të mirë është Kevin de Bruyne i Manchester City. Mendoj se golashënuesi më i mirë është Harry Kane i Tottenhamit.

“Kur është fjala për driblues, Lionel Messi është deri tani lojtari më i mirë. Golashënuesi më i mirë me kokë është Sergio Ramos i Real Madridit.”

“Kur është fjala për aftësi, Ronaldo është më i miri”, përfundoi sulmuesi i Interit, Ivan Perisic.

/GazetaBlic/