Sporti

Perisic: Franca favorite, do bëjmë maksimumin ta befasojmë

07/12/2018 18:48
nga:Y.K

E diela do ta sjellë edhe kampionin më të ri të Botës në futboll, kur do të përballen Franca dhe Kroacia.

Ylli kroat, Ivan Perisic për FIFA.com ka deklaruar se Franca është favorite për ta fituar ndeshjen më të rëndësishme për këto dy kombëtare, megjithatë thotë se ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’i befasuar “Tre Kolorët”

Ai gjithashtu thotë se Kroacia ka një motiv shtesë për ta mposhtur Francën.“Franca na ndali në gjysmëfinale të vitit 1998.

Do të kemi motivim shtesë për shkak të kësaj, kjo është e sigurt. Franca është favorite, por ne do të bëjmë më të mirën për ta befasuar. Kemi tre ditë për t’u përgatitur, realizimi i ëndrrës është kaq afër tani”, është shprehur Perisic, që ishte lojtari vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Anglisë me një gol e një asistim.

07/16/2018 21:39

Ky është dënimi që i pret personat që kanë hyrë në fushë në finalen e Kupës së Botës