Luftimet e përsëritura midis Tajlandës dhe Kamboxhias për një kufi të diskutueshëm vazhdojnë, ndërsa raportohen më shumë vdekje dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur.
Kamboxhia thotë se dy civilë të tjerë janë vrarë në bombardimet e natës nga forcat tajlandeze, duke e çuar numrin total të të vdekurve nga ana e saj në shtatë. Tajlanda ka raportuar se të paktën tre ushtarë janë vrarë, shkruan Reuters.
Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për përleshjet, të cilat kanë prishur një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Presidenti i ShBA-së Donald Trump më herët në korrik.
Në atë kohë, Trump kishte pretenduar një arritje historike në përfundimin e konfliktit kufitar, me Kamboxhian që e nominoi Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij.
Tailanda dhe Kamboxhia kanë kontestuar sovranitetin territorial përgjatë kufirit të tyre tokësor prej 800 km për më shumë se një shekull.


