Lajme

Bulliqi i përgjigjet Isa Mustafës: Deklarata të pamtura!

12/04/2017 18:29
nga:Gazeta Blic

Kryesuesi i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Isa Mustafa lidhur me prezantimin e sotëm të raportit për caktimin e vijës kufitare.

Mustafa tha se Bulliqi dhe komisioni i tij nuk kanë kriter të qartë për caktimin e vijës kufitare, duke thënë se nuk mund të dëshmojë se është humbur territor.

Ai tha se duhet ditur për kriterin e tij, nëse është ai i hartave topografike, kriteri kadastral, ose ndonjë tjetër. Por, Bulliqi tha se nuk ka dëgjuar kurrë për kriter të hartave topografike në caktimin e kufirit në të Drejtën Ndërkombëtare.

Deklaratat e Mustafës ai i quajti të pamatura.

“Nuk e di që ka kriter të hartave topografike në të Drejtën Ndërkombëtare. Këto janë deklarata të pamatura për t’i thënë. Defekti i njerëzve tanë është që po flasin paushall”, tha Bulliqi në Klan Kosova.

Bulliqi tha po ashtu se, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, në vende si Kosova kur nuk mundet të delimitohet kufiri me kriterin kadastral, atëherë në shprehje vjen kufiri administrativ.

Ai shprehet i bindur se Kosova humbë territor me këtë version.

“Ne e kemi thënë një herë që tërritori humbë me versionin paraprak”, tha ai.

Bulliqi ironizoi me deklaratat e mëhershme të Mustafës, i cili thoshte se Kosova nuk humb territor nga versioni i komisionit të qeverisjes së tij, por vetëm sa rritet.

“Edhe me Maqedoninë kemi humbë territor, edhe me Malin e Zi po humbë dhe Kosova po rritet. Ky është një rast Sui Generis”, tha Bulliqi.

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë