Lajme

Përgjegjësi kryesor rrëfen ekskluzivisht si u “zhduk” hard disku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

05/21/2020 17:39
nga:Norë Kelmendi

GazetaBlic gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht, për mënyrën e dështimit të regjistrimit të zërit dhe process verbalit gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është mbajtur me 17 mars.

Tashmë ka nisur një hetim për këtë gjë, pasi që mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës janë konfidenciale, si të tilla ato duhet të incizohen dhe të ruhen, por në mbledhjen e fundit të mbajtur me 17 mars, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

EKSKLUZIVE: Prapaskenat e”zhdukjes” së hard diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë- moment nga i cili edhe u rrëzua qeveria Kurti

Sipas asaj që ka mësuar GazetaBlic, Shaqir Shaqiri (drejtor i Qendrës së Situatave) i autorizuar për regjistrimin e zërit dhe procesverbalit pas dështimit të këtij procesi, bazuar në letër këmbimet zyrtare e ka pranuar se ka dështuar në regjistrimin e zërit ( i ka dështuar aparati për incizim – diktafoni), por që për pjesën tjetër të paisjeve sipas tij, ai i ka lëshuar për incizim.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me vetë i sekretarit të KSK-së Bekim Podrimçaku.

Podrimçaku konfirmon se është nisur një hetim për këtë ngjarje, por përton të jap detaje tjera.

I pyetur nga GazetaBlic se pse rasti nuk ishte lajmëruar në Policinë e Kosovës, gjegjësisht tek krimet kibernetike dhe pse kryeministri Kurti nuk ishte i njoftuar për procesverbalin e kësaj mbledhje ashtu siç edhe parashihet me ligj, ai refuzoi të përgjigjet.

“Është çdo gjë duke shkuar sipas legjislacioni në fuqi për shërbyesit civil, mekanizmat e brendshëm janë duke u marrë me këtë punë, andaj vetëm komisioni disiplinor ka kompetenca të merret me këtë çështje, kaq mund të them unë”.

Për rrjedhën e ngjarjes pas dështimit të incizimit në diktafon, GazetaBlic ka raportur se në komunikime thuhet se para fillimit të mbledhjes të KSK ( 17 mars) shefi i IT Kastritot Dermaku ka kontrolluar të gjitha pajiset përfshirë hardisqet dhe diktafonin për të regjistruar zërin, por që ai pas pak minutash është detyruar të largohet nga ndërtesa e qeverisë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të një kontakti që ka pasur me disa persona të konfirmuar me Covid – 19.

Për dështimin e këtij procesverbali, kishte folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e konsideruar edhe si “puç” ndaj qeverisë së tij, dështimin e procesverbalit, apo siç ka theksuar ai, “zhdukjen” e këtij procesverbali në tërësi.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, Podrimçaku dyshohet se nuk ka marrë masa ndaj personave që ishin përgjegjës për inçizimin e zërit dhe mbajten e procesverbalit. (Kastriot Dermakut shefit të IT-së, dhe Shaqir Shaqirit, drejtor i Qendrës së Situatave).

Por vetëm pas pak ditësh, Podrimçaku bën lëvizjen e parë, ku kërkon procedurë hetimore (disiplinore) ndaj Kastriot Dermakut shefit të IT-së, dhe Shaqir Shaqirit, drejtor i Qendrës së Situatave.

Komisioni disiplinor i ka kthyer një përgjigje sekretarit të KSK duke i kërkuar atij që ky rast të dërgohet në Policinë e Kosovës dhe prokurorinë e shtetit pasi që sipas tyre bien ndesh me ligjin, gjegjësisht paragrafi 3 i Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës.

Gazeta Blic e ka parë edhe procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Disiplinor, i kryesuar nga Tafil Meha, Ibadete Imeri (anëtar) dhe Misim Nesushta (anëtar).

“Refuzohet kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore e datës 30.03.2020 3 parashtruar nga u.d. i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ndaj nënpunësit civil Kastriot Dermaku, udhëheqës i Sektorit të TI-së dhe Shaqir Shaqiri, drejtor i Qendrës së Situatave”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

13 ditë më vonë (1 prill 2020) u.d. i Sekretarit vendos që rastin ta paraqes në Policinë e Kosovës, saktësisht në krimet kibernetike, por që pa asnjë arsye ende nuk dihet se pse nuk ka rast të hapur.

15 ditë më vonë ( 15 prill) sekretari i KSK merr një shkresë zyrtare – Komisioni Disiplinor refuzon kërkesën për hetim ndaj këtyre dy zyrtarëve me arsyetimin se kanë kaluar afatet ligjore dhe sklejev procedural.

Gazeta Blic ka parë edhe dokumente të tjera në lidhje me këtë rast por për shkak të ndjeshmërisë (dokumente të klasifikuara nuk i ka publikuar e as cituar).

A u fikën qëllimisht mikrofonët në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë? – Deklarohen nga Policia e Kosovës?!

Për këtë rast Gazeta Blic ka folur edhe me Policinë e Kosovës.

Të njëjtët në përgjigjen e tyre, kthyer redaksisë kanë deklaruar se nuk janë duke e trajtuar rastin në fjalë pasi ka mbetur të trajtohet në kuadër të Këshillit të Sigurisë dhe nëse eventualisht ka elemente të veprës penale, atëherë të raportohet rasti në Polici.

“Referuar pyetjes në fjalë, Policia e Kosovës nuk është duke e trajtuar rastin në të cilin jeni thirrur. Ky rast ka mbetur të trajtohet në kuadër të Këshillit të Sigurisë dhe nëse eventualisht ka elemente të veprës penale, atëherë të raportohet rasti në Polici.” thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë .

Se transkriptet e kësaj mbledhje janë zhdukur, pretendonte në shkrimin e tij në Facebook zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi.

“Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, tha më pas Abazi në një shkrim të tij.

Albin Kurti: Në mesnatë u tentua puq ndaj Qeverisë së Kosovës!

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!