Lajme

Përgatitni rrobat, ky është moti për nesër

01/12/2019 23:20
nga:M K

Nesër në Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

HMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

02/26/2019 20:00

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, pritet të ketë edhe borë