Lajme

Përfundon takimi në Bruksel, Thaçi tregon çka u dakordua me Mogerinin

11/08/2018 18:54
nga:Q F

Ka përfunduar para pak minutash takimi në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ndërmjetësuese së dialogut Kosovë-Serbi, Fedrica Mogerini.

Thaçi ka treguar se ata u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Poliikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”

 

Mogherini pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

/GazetaBlic/

LEXO EDHE :

 

Fillon takimi Thaçi – Mogherini