Lajme

Përfundon takimi, Mustafa s’u flet mediave

03/09/2020 11:14
nga:E Sh

Ka përfunduar në presidencë takimi në mes të kreut të shtetit, Hashim Thaçit dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafës.

Para mediave nuk ka komentuar se çka është diskutuar në takim lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ani pse është pyetur nga gazetarët.

Mustafa është lideri i parë i partive politikë që është ftuar për takim nga Thaçi.

Gjatë ditës, presidenti ka ftuar në takim edhe liderët tjerë të partive, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin nuk është bërë e ditur se si do të përgjigjet.

Ky është njoftimi i plotë për takimin:

Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët institutcional dhe politik

Njoftim për media:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.

Mirëpresim ekipet tuaja!

Isa Mustafa i shkon në takim Hashim Thaçit

04/02/2020 14:01

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti