Lajme

Përfundon takimi mes Kurtit e Mustafës me një marrëveshje!

12/11/2019 18:12
nga:Gazeta Blic

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pa një marrëveshje konkrete për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, me të përfunduar takimi, bëri të ditur se të dy lideret janë pajtuar që të takohen sërish deri në arritjen e një marrëveshjes.

“Takimi i nisur nga ora 17:00 ka përfunduar para pak çastesh, e gjithë ajo për çfarë janë marrë vesh është për të intensifikuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes”, tha Mustfa, para mediave.

Ndryshe, ky është takimi i dytë pas atij të hënës së kaluar i cili po ashtu përfundojë me marrëveshje për takime të radhës. /Gazeta Blic/