Lajme

Përfundon takimi, Limaj tregon çka u bisedua

02/12/2019 19:03
nga:Q F

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh udhëheqësi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj ka folur pas takimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Limaj para medieve ka thënë se gjatë këtij takimi është punuar në detaje për draft platformën për dialogun Kosovë Serbi shkruan Gazeta Blic

Ai ka thënë se ky draft do ti dorëzohet nesër krerëve të shtetit presidentit kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit dhe të enjten ky dokument do të shkoj zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës për votim.

Limaj ka thënë gjithashtu se këtë draft do tu a dorëzojnë partive opozitare.

“Kemi ardh në përfundim që dokumentin nesër do tua dërgojmë krerëve të shtetit për ta parë nëse kanë ndonjë vërejtje dhe pasnesër do të dërgohet përfundimisht në Kuvend” ka thënë Limaj para mediave.

/GazetaBlic/