Sporti

Përfundon takimi Kosovë – Maqedoni, ky është rezultati

09/13/2018 22:24
nga:Lorik J

Ka përfunduar takimi në basketboll mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Në këtë duel ka fituar kombëtarja e Maqedonisë me rezultatin e ngushtë 76-73.

Kombëtarja e Maqedonisë dominoi në çerekun e parë dhe dytë, ku fitoi me rezultatin e ngushtë 16-20 dhe 13-14.

Në çerekun e tretë, Kosova ka fituar me rezultatin 20-14, por në fund nuk arriti të marrë fitoren e shumëkërkuar.

Në çerekun e fundit, Maqedonia triumfoi me rezultatin 24-28, për të kompletuar rezultati final të këtij takimi (73-76)

Vlen të ceket se interesimi ishte mjaft i madh nga tifozët për këtë duel, por organizimi nga FBK për gazetarët e sportit la shumë për të dëshiruar.

Përveç gazetarëve, në këtë duel kishte edhe shumë tifozë – të cilët qëndruan në këmbë gjatë takimit – në afërsi të parketit, gjë që nuk është normale.

/GazetaBlic/