Kanë përfunduar edhe dy duelet e sotme të cilat ishin të fundit të xhiros së 18’të dhe gjysmë-sezonit të Superligës së Kosovës.
Malisheva dhe Dukagjini luajtën baras me rezultat 2-2, kurse Gjilani mposhti Ballkanin me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në derbin e sotëm mes Ballkanit dhe Gjilanit, realizatori i vetëm ishte Gerhard Progni që shënoi super gol nga distanca.
Pas këtyre takimeve, Gjilani ka shkuar në pushim dimëror si lider i tabelës me 35 pikë, kurse Ballkani zbret në pozitën e 3’të me 33 pikë 1 më pak se Drita që pozicionohet në vendin e 2’të me 34 pikë.
Ja gjendja në tabelën e Superligën e Kosovës:

/GazetaBlic Sport/


