Lajme

Përfundon rinumërimi, NISMA zyrtarisht në Kuvend

11/24/2019 13:03
nga:B. D

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-it, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij rinumërimi Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetem ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit Nisma edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

01/20/2020 07:51

Pas një muaji pushim, sot rinis Kuvendi i Shqipërisë