Sporti

Përfundon pjesa e parë, Venezuelë – Argjentinë

06/28/2019 21:48
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Venezuelë-Argjentinë.

Ky 45 minutësh i sfidës çerekfinale të “Copa America 2019” u mbyll me epërsinë minimale të “gauçosëve”, shkruan GazetaBlic.

Golin për argjentinasit e realizoi Lautaro Martinez në minutën e dhjetë të kësaj pjese, pas asistimit të Sergio Agueros.

HT Venezuela – Argjentina, 0-1

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’i raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se fituesi i këtij çifti çerekfinal, në gjysmëfinale do të përballet me organizatorin, Brazilin. Ky i fundit ndërkaq, siguroi plasmanin te katër kombëtaret më të mira në kontinentin latin, vetëm pas ekzekutimit të penalltive ndaj Paraguait.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore