Sporti

Përfundon pjesa e parë Real Madrid-Celta, rezultat befasues

03/16/2019 17:04
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Real Madrid-Celta.

45 minutëshi i parë u mbyll ashtu siç edhe i’a filloi, 0-0, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja e parë pas rikthimit të Zidanes ka dhënë sinjale pozitive, për dallim nga loja e Solarit.

Galaktikët gjatë gjithë fraksionit ishin dukshëm më të mirë, por që nuk i konkretizuan rastet e shumta. Këtu duhet cekur se udhëtuesit ishin me fat, pasi Gareth Bale qëlloi shtyllën, megjithëse edhe portieri mysafir Blanco ishte në formë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

07/23/2019 08:44

Detaje të reja për mërgimtarët që u aksidentuan dje në Kroaci, ja nga cili qytet janë dhe gjendja e tyre shëndetësore