Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit Holandë – Kosovë, ky është rezultati

04/05/2021 19:37
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Holandë – Kosovë.

Pjesa e parë e takimit që po zhvillohet në Zeist, në kuadër të ndeshjeve miqësore të futsallit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova kishte pak raste shënimi, pasi ishte përqëndruar më shumë në kundërsulme, pasi Holanda gjatë tërë kohës kishte posedimin.

GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për çdo ndryshim të rezultatit.