Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit Barcelona – Real Valladolid

04/05/2021 21:49
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Barcelona -Real Valladolid.

Pjesa e parë e takimit të xhiros së 29’të të La Ligas që po zhvillohet në “Camp Nou” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastin më të mirë të shënimit në pjesën e parë e kishte lojtari i Real Valladolid, Kenan Kodro kur pas vetëm 9 minutave lojë goditi shtyllën me kokë.

Lionel Messi i Barcelonës poashtu humbi një rast të mirë për të shënuar, kurse Pedri goditi shtyllën në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport