Sporti

Përfundon pjesa e parë Bologna-Juventus

01/12/2019 21:38
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Bologna-Juventus.

Bianconerët po avansojnë 0-1 me golin e Federico Bernardeschit në minutën e nëntë, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Allegrit ishin dukshëm më të mirë, por në 45 minutat e para u pa vetëm një gol në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë edhe goli i përfaqësuesit italian, i cili rezultoi të jetë i vetmi i kësaj pjese.

VIDEO

/GazetaBlic/

06/16/2019 11:29

20 lojtarët më të shtrenjtë në botë – CR7 në pozitën e 20-të