Sporti

Përfundon ndeshja Holandë – Kosovë, ky është rezultati i takimit

04/06/2021 20:38
nga:Lorik J

Ka përfunduar ndeshja në futsall ndërmjet Holandës dhe Kosovës me rezultatin 3-1.

Takimi filloi më mirë për holandezët të cilët shënuan herët në pjesën e parë me sulmuesin, Mats Veseboher, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Sulmuesi holandez, Veseboher shënoi përsëri në pjesën e dytë, ndërsa golin e tretë për Holandën e shënoi, Tevik Ceyar.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Meriton Salihu.

/GazetaBlic Sport