Lajme

Përfundon mbledhja e Vetëvendosje, ja çfarë vendime u morën

01/10/2018 18:37
nga:D.I

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në këtë parti, raporton Gazeta Blic. 

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi pas përfundimit të mbledhjes ka deklaruar se janë marrë disa vendime.

Vendimi i parë kishte të bënte me përkrahja e letrës së 88 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora që është publikuar gjatë ditës së djeshme.

Dhe vendimi i tjetër ishte se kryesia gjithashtu ka mirëpritur kthimin e anëtares dhe deputetes së kësaj partie, Albulena Haxhiu, e cila kishte dhënë dorëheqje muaj më parë.

Në fund, Kurteshi ka deklaruar se Vetëvendosje do të vazhdoj me takime të tjera për të diskutuar për problemet që po përballen këto ditë.

Ndryshe kujtojmë se sonte është afati i fundit për të kandiduar për të parin e Vetëvendosjes përderisa deri tani kandidati i vetëm i kësaj Lëvizje, mbetet Albin Kurti.

/GazetaBlic 

09/18/2018 22:58

Boiken Abazi: Protesta e 29 shtatorit ka për të qenë masive!