Sporti

Përfundon gjithçka: Ky do të jetë klubi i ri i Zlatan Ibrahimovicit

12/02/2019 23:09
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimovic është shumë afër kalimit tek skuadra e Milanit.

Sipas The Telegraph, Zlatan Ibrahimovic ka rënë dakord një marrëveshje me Milanin që do ta thotë se ai do të refuzojë një rikthim në Premier League, përcjell GazetaBlic.

Marrëveshja e tij në San Siro duket se do të jetë deri në fund të sezonit, ku ai do të ndihmojë ‘Rossonerët’ të ngjiten sa më shumë në tabelë.

Megjithatë, Ibrahimovic do të ketë shanse të vazhdojë aventurën e tij tek Milani edhe në edicionin 2020/2021.

/GazetaBlic