Sporti

Përfundon faza e grupeve në kampionatin botëror për të rinj, rezultatet e ndeshjeve të sotme

05/31/2019 22:32
nga:M K

Ka përfunduar tashmë faza e grupeve në kampionatin botëror për të rinj.

Me ndeshjet e mbrëmjes së sotme në grupin F, janë mësuar edhe skuadrat që janë kualifikuar tutje, shkruan GazetaBlic.

Argjentina është mposhtur nga Korea Jugore me rezultat 2-1, derisa Afrika Jugore e Portugalia kanë ndarë pikët 1-1, për ta lënë këtë të fundit në vendin e tretë në grup.

Në fakt, “Seleçao” është eliminuar tërësisht, pasi falë golaverazhit negativ, nuk ka arritur që as nga pozitat e treta më të mira të kualifikohet tutje.

Më poshtë renditja tabelare pas fazës së grupeve, kurse më vonë do të dalim edhe me shortin e 1/8-ës së finales.

/GazetaBlic/