Sporti

Përfundon drama në Superligën e Basketbollit, Rahoveci mposhtet nga Ponte Prizreni

12/14/2019 21:28
nga:Mergim Rreci

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88 (29:19, 18:20, 18:24, 27:25) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund, derisa në fund fituan vendasit me katër pikë dallim.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime, derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.

Mbyllet ndeshja në Prizren Ponte Prizreni-Rahoveci 92:88VRESHTARET🍇🍇 në Prizren👏👏

Publiée par KB Rahoveci sur Samedi 14 décembre 2019