Sporti

Përfundon drama në Ferizaj, KV Skenderaj e fiton Kupën e Kosovës në volejboll

12/14/2019 22:27
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar finalja e femrave në Kupën e Kosovës në volejboll.

KV Skenderaj e ka fituar këtë trofe, duke e mposhtur M-Technology me rezulat 3 me 2 në sete, raporton Gazeta Blic.

Ndeshja ishte shumë e nivelizuar ku të dy skuadrat zhvilluan super paraqitje në parket.

Vashat nga Skenderaj, fituan setin e parë, të katërtin dhe të pestin. Kurse volejbollistet nga Prishtina, fituan setin e dytë dhe të tretë.

Sa i përket lojës, ajo gjatë gjithë kohës u karakterizua me rivalitet të madh, por që Skenderaj ishte skuadër më e mirë dhe me meritë iu gëzua fitores.