Sporti

Përfundon çereku i tretë i finales së botërorit të basketbollit, Argjentinë – Spanjë

09/15/2019 15:26
nga:M K

Spanja ka rritur edhe më shumë diferencën ndaj Argjentinës në finalen e madhe të kampionatit botëror në basketboll.

“Kina 2019” mbyllet sot me duelin mes vendeve mike, kurse më afër triumfit është kombëtarja evropiane, që udhëheq me 11’të pikë epërsi, 66-47 shkruan GazetaBlic.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në çerekun e katërt dhe atë vendimtar, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se “ameriko-latinë” llogariten si befasia më e këndshme e këtij botërori.

/GazetaBlic/

10/31/2019 19:07

​Napoli mposht Milanin në luftën për talentin spanjoll