Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani po luan ndaj Ferizajt, teksa Drita ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga Suhareka ka mbyllur pjesën e parë me avantazh solid prej 2-0 falë golave të Adetunjit në minutën e 10’të dhe Ribieros në minutën e 36’të të takimit.
Në anën tjetër dueli mes Dukagjinit dhe Dritës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para të ballafaqimit.
/GazetaBlic Sport/