Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë

10/30/2021 13:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës që po zhvillohen sot.

Drita është në avantazh ndaj Malishevës, rezultati pas 45 minutave është 1 me 0, raporton GazetaBlic Sport.

Hoti i mysafirëve e çoi gabimisht topin në rrjetën e skuadrës së tij.

Gjilani është në disavantazh ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori’.

Rezultati atje është 1 me 0, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi.

Llapi, poashtu është në avantazh ndaj Feronikelit, me golin e realizuar nga Riverira. 0 me 1 ishte rezultati pas pjesës së parë.

/GazetaBlic Sport/