Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Ballkani ka shkuar në pushim me avantazh solid ndaj Malishevës me rezultat prej 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë për suharekasit e shënoi, Danfa në minutën e 25’të, kurse Gripshi dyfishoi avantazhin në minutën e 44’të.
Në anën tjetër dueli mes Vjosës dhe Suharekës nuk prodhoi gola në pjesën e parë.
/GazetaBlic Sport/