Sporti

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet nga dy takimet e Ligës së Kampionëve

02/12/2019 21:52
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të Ligës së Kampionëve.

Në dy sfidat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve nuk është shënuar akoma asnjë gol, shkruan GazetaBlic.

Në sfidën Manchester United – PSG, rastin më të mirë të shënimit e kishte sulmuesi Kylian Mbappe – i cili nuk shënoi nga pesë metra në portën kundërshtare.

Ndërsa në duelin tjetër, Roma dominoi ndeshjen ndaj Portos, por nuk gjeti golin e epërsisë.

Edin Dzeko ishte pranë shënimit në minutën e 38’të të sfidës.

Rezulatet:

  • Manchester United – PSG, 0-0.
  • Roma – Porto, 0-0.

/GazetaBlic/