Euro2024

Përfundojnë pjesët e para| Austria në avantazh ndaj Holandës, ‘qetë’ tek Francë – Poloni

06/25/2024 18:48
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Euro 2024.

Austria e Ralf Rangnick është në avantazh ndaj Holandës pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Malen ka realizuar gabimisht në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Austrisë prej 0 me 1.

Në ndeshjen tjetër, Franca dhe Polonia po luajnë pa gola, 0 me 0. ‘Gjelat’ nuk po arrijnë asesi të gjejnë golin e avantazhit ndaj Polonisë tashmë të eliminuar.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta të dy takimeve.

/GazetaBlic Sport/