Sporti

Përfundojnë 45 minutat e para në “Stamford Bridge”

01/21/2020 22:02
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit derbi të javës së 24’të në Premier Ligë, Chelsea – Arsenal.

Londinezët po avansojnë 1-0 me golin e shënuar nga Jorgingho, i cili konvertoi në gol një penallti të shkaktuar nga David Luiz, që edhe u përjashtua me të kuq në minutën e 28’të, shkruan GazetaBlic.

HT Chelsea – Arsenal 1-0

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se përveç kësaj, në program janë edhe pesë ndeshje tjera, që kanë filluar 45 minuta më herët, pra në të cilat po zhvillohet çereku i fundit aktualisht.

/GazetaBlic/

01/21/2020 23:28

Chelsea – Arsenal, notat e futbollistëve