Sporti

Përfundojnë 45 minutat e para në ndeshjet e Superligës, rezultate interesante

09/22/2019 15:56
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës që kanë filluar nga ora 15:00.

Drita është duke humbur nga Trepça’89 me rezultat 0-1. Golin për skuadrën mitrovicase e shënoi Arb Manaj në minutën e 27-të, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, në “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini dhe Feronikeli po luajnë baras 0-0, duke mos arritur asnjëra palë që ta shkund rrjetën e kundërshtarit.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se nga ora 20:00, zhvillohet edhe dueli i tretë i ditës, dhe është derbi i javës. Në “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret Gjilanin kryesues.

/GazetaBlic/

10/04/2019 20:36

Nesër vetëm një ndeshje e Superligës, të dielën “heshtje” sportive