Lajme

Përfshirja e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, Agim Bahtiri e kundërshton fuqishëm Behgjet Pacollin!

09/14/2018 12:58
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së Agim Bahtiri, ka kundërshtuar deklaratën kreut të partisë së tij njëherit zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, për përfshirjen e Shqipërisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Bahtiri, kërkesa e Pacollit është e gabuar dhe si e tillë i defaktorizon institucionet e vendit.

“Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka theksuar se përfshirja e Shqipërisë në dialog, është edhe pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila sipa tij ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë duke e dëmtuar vendin.