Lajme

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë

10/18/2024 11:11
nga:Sh R

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë.

Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar një person.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, po ashtu është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.