Sporti

Përfaqësoi Kosovën në garat evropiane në “Efootball”, Genc Shala: Me pak fat do isha në Top-4

07/02/2023 20:11
nga:E K

Kosova ka marrë pjesë në garat evropiane në Esports Championship që u mbajtën në Katowice të Polonisë.

Në garat Europiane Kosova ka garuar me eFootball me lojtarin, Genc Shala i cili ka fituar kampionatin nacional.

Përfaqësuesi i Kosovës në “Efootball” lojë e njohur si “PES”, Genc Shala ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ në lidhje me eksperiencën e tij ku për një ndeshje ishte larg të siguronte pjesëmarrjen në play-off.

Në grupin B kam qenë, me kundërshtarët si Suedia, Polonia, Bosnia, Estonia, Polonia.

“Me Suedinë Belgjikën dhe Poloninë kam pas nga një humbje edhe një fitore. Polonia ishte top favoriti i grupit, edhe prej 14 ndeshjeve, humbjen e vetme e ka pësuar prej nga unë, dhe po e them pa modesti, e kam dominuar të tërë ndeshjen. Me Bosnjen kam pasur një barazim dhe një humbje, kurse me Estoninë kam pasur dy fitore”, tha fillimisht ai.

“Ndeshjen vendimtare me Irelandën, kam marrë vetëm një pikë dhe këtu e kisha me patjetër fitoren, por nuk e arrita. Deri këtu ishte rrugëtimi im si përfaqësues i Kosovës në garat jashtë vendit”, shtoi Shala për GazetaBlic Sport.

Unë jam i bindur që po të isha kualifikuar në play off, shumë lehtë do isha në Top 4, për shkak se në prapaskena e kisha mposhtur kundërshtarin e ardhshëm që do e kisha, pra reprezentuesin e Holandës. Pra, me pak fat, mund të arrija diçka në këto gara që Kosova nuk e ka arritur asnjëherë”, përfundoi ai për ‘GazetaBlic Sport’.