Sporti

Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

02/24/2019 08:52
nga:M K

Kosova u përfaqësua për herë të parë me flamurin e saj shtetëror në një garë zyrtare ndërkombëtare, në Kampionatin Botëror të ekipeve të Pingpongut, që u mbajt në Kinë nga 24 shkurti deri më 2 mars të vitit 2008.

Në botërorin e Kinës, Kosovën e përfaqësuan Besart Domaniku, Betim Sejdiu e Jeton Beqiri në garën e meshkujve dhe Besire Domaniku, Arjeta Terstena e Blera Abazi në garën e femrave.

Para nisjes ky ekip u prit nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, nga i cili mori dhe flamurin shtetëror të Kosovës, i cili është renditur në mes flamujve të 150 shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Kinë.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte