Sporti

Perez zemërohet me lojtarët e Real Madridit pas humbjes nga Girona

10/31/2017 10:20
nga:F.B

Liga spanjolle është bërë e komplikuar për Real Madridin në këtë fillim sezon. Humbja të dielën në Girona bën që skuadra e Zinedine Zidane të ngelë tetë pikë prapa rivalit të madh, Barcelonës, distancë që nuk është e paarritshme por që nuk lë vend për gabime.

Ndërkohë, sipas gazetës “Marca”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka shkuar në dhomat e zhveshjeve për t’i vizituar lojtarët si zakonisht, por këtë herë ka shkuar si shumë i zemëruar me atë që e ka shfaqur ekipi i tij në fushë kundër Gironas.

Sipas kësaj gazete, Perez ka dashur të jetë me skuadrën për të kaluar një fundjavë së bashku dhe për të shfaqur se Real Madridi është më i rëndësishëm se problemet politike.

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League